
Një studim i fundit ka identifikuar një gjen të veçantë që mund të lidhet me origjinën e lashtë të gjuhës së folur dhe me aftësinë për të mbijetuar si specie.
Sipas kërkimit të botuar në revistën Nature Communications, një variant i veçantë proteine që gjendet vetëm te njerëzit mund të ketë qenë çelësi që na dha avantazh në mbijetesë kundrejt kushërinjve të zhdukur si Neandertalët dhe Denisovanët.
Studiuesit kanë shqyrtuar një gjen të quajtur NOVA1, i cili është i lidhur me zhvillimin e trurit dhe që gjenet e tij mund të kenë ndihmuar në zhvillimin e aftësisë për të komunikuar.
Dr. Robert Darnell, një nga autorët e studimit, ka përdorur modifikimin e gjeneve CRISPR për të testuar efektet e NOVA1 te minjtë, duke zëvendësuar proteinën e tyre me variantin ekskluzivisht njerëzor.
Rezultatet treguan se minjtë me këtë variant ndryshuan mënyrën e komunikimit, duke ilustruar ndikimin e këtij gjeni në mënyrën se si flasin kafshët.
Ky studim është një hap i rëndësishëm në kërkimin e origjinës së të folurit dhe mund të çojë në mundësi për trajtimin e çrregullimeve të të folurit te njerëzit.
Ndërkohë, shkencëtarët shpresojnë se këto gjetje mund të ndihmojnë në identifikimin e fëmijëve që kanë nevojë për mbështetje në zhvillimin e gjuhës në fazat e hershme të jetës./oranews