
Një proteinë e izoluar nga fasulet Lablab purpureus mund të jetë çelësi për të parandaluar përhapjen e shumë viruseve, përfshirë gripin, virusin Herpes Zoster, si dhe patogjenë në rritje si gripi i shpendëve dhe fruthi. Lajmi vjen nga një studim i ri i publikuar në revistën shkencore *Molecular Therapy*, i zhvilluar nga studiuesit e Shkollës së Mjekësisë Dentare në Universitetin e Pensilvanisë, në bashkëpunim me kërkues nga Finlanda.
Sipas kërkuesve, proteina është futur në një gomë përtypëse, duke e kthyer atë në një “mburojë” të vërtetë kundër viruseve që transmetohen nëpërmjet gojës. Çamçakëzi eksperimental ka treguar aftësi për të neutralizuar viruset në fazat e para të ekspozimit.
Për momentin, teknologjia është ende në fazë testimi, por rezultatet e para janë inkurajuese dhe mund të hapin rrugën për një metodë të re parandaluese, të thjeshtë dhe efektive në luftën kundër sëmundjeve infektive.