
Katërmbëdhjetë persona janë arrestuar në Spanjë dhe Portugali në një seri bastisjesh që kishin në shënjestër një rrjet kriminal të pastrimit të parave që punon me bandat në të gjithë Evropën, raporton BBC.
Shumica e të dyshuarve, të arrestuar janë shtetas rusë, sipas agjencisë së zbatimit të ligjit të BE-së Europol.
Sipas Policisë Kombëtare të Spanjës, rrjeti pastronte kryesisht para nga trafiku i paligjshëm i drogës dhe ngarkonte 2-3% komision për transferim si pjesë e “një kompanie të mirëfilltë shumëkombëshe të pastrimit të parave”.
Nëntë prona u bastisën në qytete në të gjithë Spanjën, si dhe në kryeqytetin portugez, Lisbonë, dhe u sekuestruan më shumë se 1 milion euro cash dhe kriptovaluta.
Banda operonte në qytete anembanë Spanjës me çdo zyrë që përpunonte deri në 300,000 euro në ditë për mafiozët shqiptarë, serbë, armene, kineze, ukrainase dhe kolumbiane me bazë brenda BE-së dhe gjetkë.
Hetimi filloi në vitin 2023 kur policia vuri re se disa anëtarë të njohur të mafies ruse po transferonin sistematikisht paratë që u përkisnin shtetasve të huaj brenda dhe jashtë Spanjës në baza ditore./panorama