Është tashmë zyrtare: Gennaro Gattuso nuk është më trajner i kombëtares italiane. Federata Italiane e Futbollit ka njoftuar ndërprerjen me marrëveshje të kontratës me teknikun kalabrez, pas vetëm nëntë muajsh në krye të “axurrëve”.

Vendimi vjen pas dështimit të Italisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës, një tjetër goditje e rëndë për futbollin italian. Në deklaratën zyrtare, FIGC falënderoi Gattuson dhe stafin e tij për profesionalizmin dhe përkushtimin gjatë periudhës së drejtimit, duke i uruar sukses në vijim të karrierës.

Edhe vetë Gattuso reagoi pas largimit, duke e cilësuar si një nder drejtimin e kombëtares italiane dhe duke falënderuar lojtarët dhe tifozët për mbështetjen. “Ka qenë një nder të drejtoj këtë ekip. Falënderimet më të mëdha shkojnë për tifozët dhe për të gjithë italianët që na kanë mbështetur gjithmonë,” u shpreh ai.

Largimi i tij hap një kapitull të ri për Italinë, e cila tashmë duhet të gjejë një trajner të ri

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu