
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar se presidenti i vendit, Bajram Begaj do të firmosë sot në orën 13:00 për datën e zgjedhjeve të parakohshme.
“Prisni nga ora 13:00, kukulla në Presidencë e Ramës do të firmosë për datën e zgjedhjeve”, tha Berisha.
Ai gjithashtu komentoi edhe ankimimin në Kushtetuese të Erion Veliajt për shkarkimin e tij nga detyra.
Berisha shtoi se përpjekjet, sipas tij, të Ramës për të bërë pazar me Veliaj që të mos çonte në Gjykatë vendimin për shkakrimin si kryebashkiak i Tiranës, dështoi.
Sali Berisha: Edi Rama pasi i futi Gjushin në qeli, pasi bëri çdo përpjekje për të bërë pazar me Erion Veliaj që të pranojë shkarkimin dhe të mos i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, duket se dështoi në këtë përpjekje.
Duket se Veliaj nuk e pranoi marrëveshjen. Sot është ditë e hënë, prisni nga ora 13:00, kukulla në Presidencë e Ramës do të firmosë për datën e zgjedhjeve.