Pas një seance maratonë që nisi në orën 10:00 të mëngjesit, Gjykata Kushtetuese shqyrtoi ankimimin e Erion Veliajt mbi shkarkimin nga detyra dhe dekretin e Presidentit për zgjedhje të parakohshme në Tiranë.

Pas marrjes së konkluzioneve të palëve, gjykata është tërhequr për vendim, data dhe ora e të cilës do të njoftohen në ditët në vijim.

Në momentin kur ka dalë nga Gjykata Kushtetuese, Velija është pritur nga mbështetësit.

“Forca kryetar, forca!”, dëgjohen të thonë ata.

Ndërkohë ish- kryebashkiaku është përgjigjur: Ju dua shumë!…

Veliaj u shkarkua nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës më 11 shtator, me vendim të mbështetur nga Asambleja Socialiste dhe opozita, pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama për zgjedhje të parakohshme. Më 25 shtator, Këshilli i Ministrave finalizoi shkarkimin, ndërsa presidenti Begaj nxori dekretin për zgjedhjet e 9 nëntorit.

Në ankimimin e tij, Veliaj argumentoi se mungesa e tij prej mbi tre muajsh nuk ishte për shkaqe të tij, por për një pamundësi objektive (paraburgimi), duke kundërshtuar interpretimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij. Ai gjithashtu theksoi se vijimësia e ushtrimit të detyrave u sigurua nga nënkryetarja e bashkisë, sipas nenit 64 të ligjit për vetëqeverisjen vendore, duke e bërë aktin jo të bazuar në Kushtetutë dhe rrethanat konkrete.

Vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese do të vendosë për ligjshmërinë e shkarkimit dhe për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu