
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se, si pasojë e rritjes së ndjeshme të prurjeve në kaskadën e Drinit, kanë nisur shkarkimet e kontrolluara nga HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës.
Sipas kreut të qeverisë, aktualisht po shkarkohet një sasi prej rreth 700 metra kub ujë në sekondë, përveç prodhimit të energjisë elektrike. Shkarkimet po monitorohen dhe menaxhohen nga specialistët e hidrocentraleve, me qëllim garantimin e sigurisë dhe stabilitetit të sistemit.
Ndërkohë, Bashkia Shkodër është në koordinim të vazhdueshëm me KESH për menaxhimin e situatës dhe minimizimin e çdo rreziku të mundshëm për zonat në territorin e bashkisë.
Autoritetet bëjnë me dije se deri në këto momente nuk është evidentuar asnjë problematikë, ndërsa situata vijon të ndiqet në kohë reale.







