GJKKO shpalli fajtor dhe dënoi me 900 mijë lekë deputetin demokrat Qani Xhafa për akuzën e drejtimit të automjetit në gjendje të dehur.
Fillimisht Xhafa u dënua me 9 muaj heqje lirie, por për shkak të gjykimit të shkurtuar përfitoi ulje më një të tretën dhe u dënua me 6 muaj burg.
Në fund këtë vendim gjykata e konvertoi në 900 mijë lekë gjobë.
Pagesa do të kryhet brenda një afati dhjetëditor pasi vendimi të marrë formën e prerë.
Nga ana tjetër në seancën e së enjtes, Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin e Xhafës me 6 muaj burg, dënim që të pezullohet në shërbim prove për një periudhë 1 vjeçare.
SPAK mori te pandehur deputetin e Partisë Demokratike Qani Xhafa për akuzën e drejtimit të automjeteve në mënyrë të parregullt.
Nga hetimet rezulton se ne mars te vitit 2023 Xhafa teksa drejtonte ne gjendje te dehur një makinë Toyota, ka shkaktuar një aksident ne Elbasan duke goditur një shtylle elektrike.
Qani Xhafa kandidoi edhe në zgjedhjet e 11 majit në listën e hapur të Elbasanit duke marrë 5963 vota por nuk arriti të jetë në listën fituese të demokratëve./Euronews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu