
Policia ka arrestuar 70 vjeçarin Ismail Lace i cili përplasi për vdekje mëngjesin e të hënës 28-vjeçarin Gëzim Muçaj në autostradën Tiranë Durrës.
28-vjeçari Gëzim Muçaj ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me trafikndarësen.
Pasi kanë dalë nga makina bashkë me tre pasagjerët, ata janë goditur nga një tjetër automjet që drejtohej nga Ismail Laçe.
Si pasojë e goditjes së marrë, 28-vjeçari ka humbur jetën menjëherë në vendngjarje teksa tre pasagjerët e tjerë të identifikuar si Eduart Ripa, Ervin Qira dhe Shkëlqim Doci, janë dërguar në spitalin e Traumës. /vizionplus