Reshjet e dendura të shiut, të cilat kanë përfshirë disa zonë të vendit pasditen e sotme, kanë krijuar probleme në rrugët nacionale, e kryesisht në Qarkun Dibër.
Raportohet se për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve, ura 158 metra e lartë në fshatin Fshat të Klosit, pjesë e rrugës së Arbrit që ndodhet mes tuneleve 3 dhe 4, u përmbyt nga uji i cili vinte nga tunelet 2 dhe 3 të fshatit Shkallë të Xibrit.
Për shkak të sasisë së madhe të ujit dhe bllokimit të shkarkuesve, mbi urë u krijua pellg i madh duke vënë në rrezik drejtuesit e mjeteve që vinin nga Tirana në drejtim të Qarkut Dibër.
Probleme në këtë aks rrugor pati edhe më rënien e gurëve kryesisht në bajpasin e Murrizit por edhe në zonën e Xibrit./Panorama