
Shisnin drogë në lokalet e ish-Bllokut, lihen në burg 23 të arrestuarit, ndryshon masa për 2 të tjerë
Përfundon seanca e masës së sigurisë në Gjykatën e Tiranës për 25 të arrestuarit e operacionit antidrogë në kryeqytet.
Në përfundim gjykata vendosi që 23 prej tyre u lanë në arrest me burg, ndërsa pati vetëm dy ndryshime për dy nga të arrestuarit, ku ndaj njërit u vendos masa e detyrim paraqitje” dhe ndaj tjetrit “arrest shtëpie”.
Në operacionin “Blloku 33” janë sekuestruar rreth 2 kilogramë kokainë, 450 gramë heroinë, dy pistoleta, 29 celularë, gjashtë automjete, katër peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash.
Kush janë të arrestuarit nga policia:
1. Arnold Hida
2. Durim Gurzi
3. Artur Gurzi
4. Elvis Sejdo
5. Julian Bushati
6. Adnan Hida
7. Sabian Jashari
8. Mario Avdiaj
9. Geraldo Kovaçi
10. Albert Shushku
11. Emrah Mustafaj
12. Xhoana Rustemi (Hasani)
13. Vladimir Qerimi
14. Myzafer Xhanari
15. Albi Shehu
16. Ledio Dervishi
17. Juljan Rabushja
18. Elisard Rrustaj
19. Kledi Sinani
20. Bledar Duka
21. Kevin Troplini
22. Samuel Demiri
23. Ardit Dervishi
24. Ledin Kazanxhi
25. Faik Kurti – me masë sigurie arrest shtëpie