Në fshatin Polluzhë të Rahovecit, si pasojë e vërshimeve të mëdha një pjesë e rrugës është shembur dhe është e pakalueshme.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, njoftoi se i gjithë mekanizmi shtetëror në nivel lokal dhe qendror është në gjendje gatishmërie për ndërhyrje të menjëhershme, për shkak të rrezikut nga vërshimet e shkaktuara nga reshjet e vazhdueshme të shiut.

Image

Peci bëri të ditur se sonte në orën 21:00 ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme me të gjithë akterët kompetentë të zinxhirit të sigurisë dhe intervenimit emergjent, ku është diskutuar koordinimi institucional, vlerësimi i situatës në terren dhe masat për menaxhimin e gjendjes. Ai theksoi se komuna ka vënë në dispozicion të gjitha mjetet e nevojshme, ndërsa edhe ekipet vullnetare janë në gatishmëri.

Image

Situata është përkeqësuar veçanërisht në fshatin Koshtovë, ku janë raportuar vërshime si pasojë e reshjeve intensive. Banorët kanë njoftuar ekipet emergjente dhe vullnetarët kanë dalë në terren për të ndihmuar. Sipas raportimeve nga terreni, të pranishme janë Forca e Sigurisë së Kosovës, njësitë e zjarrfikësve, si dhe kompania “Toni”, e angazhuar nga komuna për pastrimin dhe hapjen e kanaleve të ujërave.

Më herët është raportuar se lumi Lushta ka dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytjen e stacionit të autobusëve në Mitrovicë.

Në fshatin Polluzhë të Rahovecit, si pasojë e vërshimeve të mëdha një pjesë e rrugës është shembur dhe është e pakalueshme.

Ndërkohë, Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka bërë të ditur se situata me vërshime në nivel vendi paraqitet e menaxhueshme, megjithëse janë shënuar raste të lokalizuara në disa komuna, përfshirë Fushë Kosovë, Drenas, Malishevë, Rahovec, Klinë, Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj dhe Gjakovë. Në Gjakovë është kërkuar ndihmë për evakuimin e mbi 20 familjeve, në koordinim me FSK-në.

Image

AME u ka bërë thirrje qytetarëve të mos kalojnë në zona të vërshuara, të raportojnë çdo rrezik në numrin 112 dhe të ndjekin vetëm njoftimet zyrtare, duke theksuar se siguria e qytetarëve mbetet prioritet.

Situata mbetet nën monitorim të vazhdueshëm, ndërsa ekipet emergjente janë në terren në disa komuna të vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu