Në vijim të denoncimit të bërë një ditë më parë nga familjarët për humbjen e kontakteve me Daniel Shimën 34 vjeç, ish-zv/drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Policia e Tiranës njofton se ai është gjetur.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, Shima është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr.1 dhe ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e tij.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Ky zhvillim vjen pas shqetësimit të madh publik dhe hetimeve të nisura në dy pista, atë të rrëmbimit dhe të inskenimit të zhdukjes.  Ndërsa opozita risolli një deklaratë të ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj që fliste për kërcënimin e Shimës. Lajtmotivi opozitar gjatë orëve të zhdukjes së tij pas një mesazhi partneres se po e arrestonin ishte: Danielin kërkojeni në Surrel!

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu