Një incident i rëndë është regjistruar në ambientet e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ku është dhunuar drejtori i Drejtorisë së Ekzekutimit të Vendimeve, Fatmir Meta.

Sipas policisë, Meta është sulmuar nga Klesti Çela, drejtori i Mjedisit në këtë institucion, së bashku me tre persona të tjerë ende të paidentifikuar.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një përplasjeje verbale që palët kishin pasur një ditë më parë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë shpallur në kërkim Klesti Çelën, pasi dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës drejtorin Fatmir Meta brenda ambienteve të institucionit.

Policia po punon për identifikimin e tre personave të tjerë të përfshirë dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, pas incidentit, drejtori i IKMT-së Afrim Qendro ka marrë vendimin për shkarkimin nga detyra të Klesti Çelës, si dhe të Ervin Bixhës, këshilltar pranë Kryeinspektorit të IKMT.

Sipas burimeve, vendimi për këto masa është marrë në koordinim me kreun e Inspektorateve, Dashnor Sula.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu