
Pas sherrit në Bulqizë pas takimit elektoral të PD, Policia ka referuar në SPAK materialet edhe për zyrtarin e Bashkisë, Kalosh Murra për veprën penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në SPAK, për veprën penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, për shtetasin K.M., 33 vjeç, banues në Shupenzë, pasi ndaj tij me datë 25.04.2025, ka bërë kallëzim shtetasi Xh. M., 58 vjeç, banues në Tiranë, i cili pretendon se gjatë takimit elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike”, në fshatin Ostren, shtetasi K.M., indimidonte pjesëmarrësit në takim”, njoftoi Policia.
Mziu pretendon se punonjësi i bashkisë ka intimiduar pjesëmarrësit ne takimin e PD-se duke i kërcënuar se do tu heqë ndihmën ekonomike. Po sipas Mziut, Murra ka njoftuar babanë e kandidatit të PS të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj kryetarit të PD-së në Bulqizë, Shaqir Manjani. Kjo ngjarje, thotë deputeti po manipulohet nga policia, ndaj kërkon nga SPAK-u të sekuestrojë kamerat dhe të zbardhë të plotë rrethanat dhe shkaqet. Po sipas tij, policia nuk ka marrë denoncimin e demokratëve, pasi drejtori i policisë së Dibrës, Artion Duka ka lidhje familjare me Jeton Danin, babanë e kandidatin socialist për deputet, Murat Dani. /shqiptarja