Dy procedura tenderi për blerjen e ilaçeve të të gjitha spitaleve të vendit janë anuluar. Janë rreth 100 milionë euro dhe medikamentet që do të bliheshin janë ato që përdoren në sistemet e anestezisë, reanimacionit me vlerë 36 milionë euro me afat kohor një vit. Tenderi tjetër më i madh, ka të bëjë me blerje mendikamentesh anti-infektivë më vlerë 61 milionë euro. Të dy tenderat tenderohen për shuma të konsiderueshme madje per nje nga lotët thuhet që tenderohet në një vlerë më shumë se fondi limit.
Në dokumentat e publikuara nga Agjensia e Prokurimeve Publike shkruhet gjithashtu se këto tendera anulohen per shkak të gabimeve materiale në të dhënat e loteve.
Të dy këto proceduar janë anuluar më datë 28 maj dhe behët fjalë për mangësi të rëndësishme në dokumentacionet e paraqitura. Siç parashikohet dhe nga legjislacioni në fuqi, është ndërprërë procedura e prokurimit për këto lote me qëllim korrigjimin dhe saktësimin e gabimeve materiale. Gabimi konsistonte në skatësimim e sasive që kishte prekur fondin limit i cili dhe se ky fond do të ulet të në vlerë. Lotet e korrigjuara do të rishpallen në një procedurë të re prokurimi. Madje një procedurë e cila ka të bëjë me furnizmin e maternintetit Koço Gliozheni me materiale të sistemit anestezi-reanimacion është rishpllur në daten 3 qershor ndërkohë që po punohen për korrigjimin e gabime në lotet e tjera të cilat me gjasë do të rishpallen në datën 20 qershor. Ky është sqarimi bërë nga Ministria e Shëndetisë.
Çfarë thuhet jashtë kanaleve zyrtare?
Djalli fshihet në detaje dhe kështu mendojnë ata që e njohin mirë botën e tenderave të ilaçeve në Shqipëri. Aktorë kryesorë në lojën e tenderave por që këtë herë kanë qëndruar jashtë, thonë se loja është e trukuar dhe se ka një përplasje mes dy kompanive të mëdha grosiste të medikamenteve. “Xhati dhe Luçi”. Ata aludojnë se bëhet fjalë për dy kompanitë RejsiPharma dhe MegaPharma. Përplasja e interesave të tyre në këtë garë për 100 milionë euro punë nga Ministria e Shëndetësisë ka detyruar autoritetet që të rishikojnë dokumentacionin dhe të anulojnë pjesë të tenderave me arsyetimin se kanë bërë gabime në dokumentacionin e loteve të tenderave. Po si qëndron e vërteta dhe a do ketë ky anulim pasoja në furnizimin me ilaçe kjo pritet për tu parë.