
Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar në dhunë fizike mëngjesin e sotëm në lagjen nr. 15 në Durrës, ku një 37-vjeçar, K.K., ka goditur me sende të forta dy kushërinj, B. Xh., 66 vjeç dhe A. Xh., 61 vjeç, dhe ka qëlluar në ajër me një armë me fishekë manovër.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës reaguan menjëherë, duke organizuar veprimet operative që mundësuan arrestimin në flagrancë të autorit. Gjatë kontrollit, policia sekuestroi armën me të cilën dyshohet se u qëllua në ajër.
Të dëmtuarit u transportuan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.