Të shtëna me armë zjarri janë raportuar nga Vlora këtë të diel. Ngjarja ka ndodhur pas një sherri midis disa personave. Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar.
Në momentin që Vlora s’ka patur energji elektrike është raportuar nga qytetarët për të shtëna me armë zjarri në Bulevardin Ismail Qemali. Ata kanë lajmëruar policinë e cila ka shkuar por deri tani konfirmojnë që nuk është gjetur gëzhojë.
Siç bëjnë me dije burimet, është qëlluar një herë në ajër, teksa ka pasur një konflikt fizik mes disa të rinjsh./shqiptarja.