Tre persona janë plagosur me sende të forta si pasojë e një sherri në ndodhur në rrugën “Thoma Koxhaj” në Tiranë.

Policia sqaron se të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa dy të tjerë janë shoqëruar në komisariat.

yacht hotel sarande

Mësohet se ky konflikt ka ardhur për motive pronësie.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 04.12.2024, rreth orës 16:50, në rrugën “Thoma Koxhaj”, janë konfliktuar dyshohet me sende të forta, shtetasit Shemsi Hoxha, dhe Klemend Hoxha, me shtetasit F. C., G. Z., dhe S. Z.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit Fredi Cecaj, Gentian Zogu dhe Serian Zogu të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasit Shemsi Hoxha dhe Klemend Hoxha janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu