Një debat i ashpër ka shpërthyer në studion e emisionit “Open” mes Drejtorit të Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, dhe analistit Fitim Zekthi.
Debati filloi me Zekthin që e akuzoi Lelën se po mbronte një politikë të papranueshme, duke thënë: “E kuptoj pozitën tënde, duhet të mbrosh marrëzira.”
“Çfarë halli kam unë?” pyeti Lela, ndërsa Zekthi vazhdoi me akuzat, duke pretenduar se Lela po mbante anën e politikanëve që kanë vjedhur vendin. “Mbron diçka jo parimore. Kjo është të mbrosh politikanë që kanë vjedhur këtë vend,” tha Zekthi.
Pjesa më e tensionuar e debatit erdhi kur Zekthi e akuzoi Lelën se kishte mbrojtur politikanë si Edi Rama dhe Ilir Meta, ndërsa Lela kundërshtoi këto akuza, duke theksuar se kishte lënë mediat e mëdha për të mos mbrojtur Ramën.
“Unë kam ikur nga media e madhe sepse kam thënë nuk e mbroj pushtetin e Ramës,” u shpreh Lela, ndërsa tensioni në studio u intensifikua me replika të forta dhe hedhjen e një shishe uji drejt Zekthit nga ana e Lelës.
View this post on Instagram
Pjesë nga debati:
Zekthi: E kuptoj pozitën tënde, duhet të mbrosh marrëzira.
Lela: Ti po më thua them marrëzira dhe do të lë.
Zekthi: O Fredi nuk je i marrë, je shumë i zgjuar, por e kuptoj hallin tënd.
Lela: Çfarë halli kam unë?
Zekthi: Mbron një politikë të papranueshme.
Lela: Për cilin hall e bëj, përveç se dua?
Zekthi: Pikërisht, mbron diçka jo parimore. Kjo është të mbrosh politikanë që kanë vjedhur këtë vend.
Lela: Ti ke qenë kandidat për deputet i kësaj partie, unë s’kam pasur asnjë rol në atë parti vëlla
Zekthi: Ti i ke mbrojtur të gjithë me radhë, ke mbrojtur Ramën, Metën, të gjithë me radhë
Lela: Hahaha
Zekthi: Ta dinë shqiptarët. E do personale tani? Më ka thënë, Zekthi unë do tradhtoj PD-në, këtë herë jam me Ramën. A ke kërkuar mandat të dytë për Ramën, me editorial e ke bërë
Lela: Ti po bën një turp të madh, edhe nëse i kam thënë…
Zekthi: E ke bërë editorial
Lela: Si e kam bërë Ore ti b… Unë kam ikur nga media e madhe për Ramën. Unë për këtë kam ikur. Si nuk të vjen turp?! (Hedh shishen drejt Zekthit)
Zekthi: O maskara!
Lela: I kam bërë publikisht betejat unë, jo skutave. Për këtë kam ikur nga media e madhe sepse kam thënë nuk e mbroj pushtetin e Ramës. Kujtoja këtij sharlatani!
Zekthi: E teprova Alfred, mos e tepro më!/Balkanweb