Dy shtetas norvegjezë janë vënë nën hetim nga Policia e Shijakut, pas një konflikti të dyshuar me një shtetase britanike.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak referuan materialet në Prokurorinë e Durrësit për fillimin e procedimit penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve K. F., 27 vjeç dhe S. T., 27 vjeç, të dy me shtetësi norvegjeze.

Dy të rinjtë dyshohet se janë përfshirë në një konflikt me një 31-vjeçare me shtetësi britanike, gjatë qëndrimit të tyre në zonën e Shijakut. Pas konsultimit me prokurorin e çështjes, është vendosur që ndaj tyre të nisë procedimi penal në gjendje të lirë.

Policia nuk ka dhënë detaje të mëtejshme për rrethanat e konfliktit, ndërsa ka bërë me dije se materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit, e cila do vijojë me veprimet hetimore për të sqaruar ngjarjen./ BalkanWeb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu