
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Vlorën pasditen e sotme, ku një konflikt mes tre personave ka përfunduar në mënyrë tragjike me humbjen e jetës së një 63-vjeçari. Viktima është identifikuar si Ismail Aliaj, i cili nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të rënda të marra në kokë gjatë përplasjes.
Sipas burimeve nga vendngjarja, tre personat e përfshirë në konflikt njiheshin me njëri-tjetrin, çka ngre dyshime se sherri mund të ketë lindur për motive të mëparshme. Nga përplasja mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, të cilët u transportuan me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë më shumë detaje mbi konfliktin fatal.



