Një ngjarje e rëndë është shënuar pas mesnate në fshatin Gjashtë të Sarandës. Një sherr që dyshohet se ka lindur për shkak të një borxhi ka degjeneruar në të shtëna me armë zjarri dhe goditje me grushta e sende të forta.
Policia deri tani ka identifikuar 12 persona të përfshirë në ngjarje, nga të cilet dy kanë mbetur të demtuar me sende të forta. Këta të fundit janë vëllezërit Enea dhe Albi Nexhipi, të cilet kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Sarandës.
Mes personave të përfshirë në konflikt rezultojnë të jenë dhe 4 efektivë policie, të gjithe me mbiemër Sulejmani, 3 prej të cilëve vëllezër. Ndër te dyshuarit, tashmë i identifikuar rezulton dhe një ish-efektiv policie.
Deri tani në Komisariatin e Sarandës janë dorëzuar vullnetarisht 3 persona, përveç dy të dëmtuarëve që ishin shoqëruar më heret, ndërkohë që hetimet vazhdojnë nën drejtimin e Prokurorisë./euronews