
Platforma e-Albania ka ardhur me një shërbim të ri elektronik, i cili u mundëson studentëve dhe ish-studentëve nga viti akademik 2011-2012 e në vijim të informohen dhe të verifikojnë online, numrin e tyre të matrikullimit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama thekson se ky shërbim thjeshton akoma më shumë procedurat – duke përfituar akses të menjëhershëm në informacionin e tyre personal akademik.
“Mirëmëngjes dhe me një tjetër shërbim për studentët dhe ish-studentët nga viti akademik 2011–2012 e në vijim, ku përmes e-Albania tani mund të verifikojnë numrin e matrikullimit online, duke ju thjeshtuar procedurat, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në faqen zyrtare të Facebook.
Numri i matrikullimit shërben si element kyç për verifikimin e statusit të studentit, aplikimet për punë, proceset pranë universiteteve dhe saktësimin e të dhënave akademike./shqiptarja







