Në Mitropolinë e Athinës është mbajtur liturgjia hyjnore për Kryepeshkopin e ndjerë Anastas Janullatos që u nda nga jeta të shtunën në moshën 95-vjeçare.

yacht hotel sarande

Në liturgjinë e shenjtë morën pjesë Kryeministri grek Mitsotakis, Presidentja Sakellaropoulou, kryeparlamentari Kaklamanis, ministra të qeverisë greke, kryetari i partisë PASOK, kryebashkiaku i Athinës e kryepeshkopi i Greqisë Ieronimos. Nuk munguan as eurodeputeti Fredi Beleri si dhe Pirro Dhima.

Të hënën pritet që trupi i Janullatos të mbërrijë në Shqipëri, ku dhe do të varroset, siç ka bërë të ditur Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë.

Pritja e trupit të kryepeshkopit të ndjerë do të bëhet para Katedrales “Ngjallja e Krishtit” Tiranë, të martën në orën 16:00. Pas pritjes, homazhet do të mbahen brenda Katedrales gjatë kësaj pasditeje dhe gjatë gjithë ditës së mërkurë.

Shërbesa e varrimit do të kryhet ditën e enjte në orën 11:00, pas Liturgjisë Hyjnore.

Ndërkohë, datat 25-29 Janar janë shpallur ditët e zisë kishtare.

Kryepeshkopi u shtrua në një spital të Tiranës më 30 dhjetor të vitit 2024 për shkak të një virusi sezonal dhe më 3 janar, pasi u përkeqësua, u transferua në spitalin grek. Janullatos, ndodhej i shtruar i intubuar në Njësinë e Kujdesit Intensiv të “Evangelismos” pas operacionit që iu nënshtrua pasditen e së premtes së 10 janarit, por nuk mundi t’i mbijetojë orëve kritike pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor. /tvklan.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu