Rreth orës 17:40 të pasdites së sotme, në ambientet e një hoteli në Shëngjin, një 23-vjeçar dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht dhe ka rënë nga ballkoni.

I riu, shtetasi R. I., banues në Burrel dhe pushues në zonë, është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu