Një ndërhyrje e shpejtë e Policisë Kufitare dhe strukturave të Policisë Lezhë ka shmangur një ngjarje me pasoja të rënda, këtë të shtunë pasdite në bregdetin e Shëngjinit.

Rreth orës 15:00, Salla Operative mori njoftim për një mjet lundrues që kishte pësuar defekt në det, përballë plazhit “Rana e Hedhun”. Dy shtetas që ndodheshin në bord kishin mbetur në mëshirë të dallgëve, pasi mjeti po largohej nga bregu si pasojë e kushteve të këqija atmosferike.

Pa humbur kohë, shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, ndërhynë me një mjet lundrues dhe Jet Ski për të dhënë ndihmën e menjëhershme. Falë koordinimit dhe reagimit të shpejtë, mjeti u tërhoq deri në portin e Shëngjinit, ndërsa personat në bord u nxorën në tokë në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia Kufitare thekson se vijon angazhimi për sigurinë e pushuesve dhe qytetarëve në hapësirat ujore dhe tokësore, duke qenë në gatishmëri për çdo situatë emergjente.

📞 Për raste urgjente, qytetarët mund të kontaktojnë në numrin 112.
#NëShërbimTëQytetarëve #PoliciaKufitare #112 #TurizëmISigurt

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu