Pas kaosit dhe rrezikut të madh që kaloi dje Shëngjini për shkak të zjarreve masive, duket se sot situata është vënë nën kontroll.

Mjetet zjarrfikëse kanë punuar gjatë gjithë natës duke parandaluar një katastrofë të mundshme. Dy vatrat e mëdha, ajo e Ranës së Hedhur dhe ajo pranë Portit të Shëngjinit kanë ulur intensitetin.  

yacht hotel sarande

Dhjetra hektarë tokë e shkrumbuar dhe drurë pishash të djegura, kanë lënë pas zjarret që ranë në kodrat e fshatit Mal Shëngjin, të njësisë administrative Shëngjin, të bashkisë Lezhë.

Nga ana e bashkisë Lezhë do të kryhet monitorim për objekte që mund të jenë prekur (përshkuar), nga zjarri që dje rrezikuan edhe resorte banesa e binzese.Ndërkohë dje flakët rrethuan dhe disa resorte turistike në bregdet.

Për ditën e sotme të do të operojnë të gjithë mjetet e zjarrfikëseve, 300 efektiv të FA  rreth 100 forca bashkiake po operohet në terren për krehjen e çdo vatre zjarri të ndezur, trungje të ndezura. Era po vazhdon të fryjë e fortë, që favorizon riaktivizimin e vatrave.

Qyteti i Shëngjinit si dhe fshati Mal Shëngjin, gjatë gjithë natës është monitoruar nga strukturat e MZSH, 150 efektivë të Forcave të Armatosura e të njësisë administrative,  bashkisë, duke fikur shumë vatra zjarri të shfaqura gjatë natës.

Vatër tjetër aktive është në malin e Kakarriqit, midis fshatit Zojs, njësia admistrative Dajç, Lezhë dhe fshatit Kukul, njësia administrative Bushat, Vau Dejës.
Një vatër zjarri në përfundim është në lagjen Nënë Tereza, ( Kodër Marlekaj), të qyterit të Lezhës, e shfaqur në orët e para të ditës së sotme.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu