Rreth orës 15:30, në rrugën e Kunës, Shëngjin, një konflikt për motive të dobëta përfundoi me plagosjen e rëndë të shtetasit F. P., 50 vjeç, banues në Lezhë.
Policia e Lezhës, me mbështetjen e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Policisë Rrugore, identifikoi dhe ndaloi pas rreth një ore në Fushë-Milot dy autorët e dyshuar, babë e bir, F. D., 67 vjeç, dhe E. D., 40 vjeç.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se gjatë konfliktit, 67-vjeçari goditi me send të fortë në kokë 50-vjeçarin, duke i shkaktuar dëmtime të rënda, dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.
F. D. u arrestua në flagrancë, ndërsa i biri u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu