
DURRËS – Një aksident i rëndë në punë ka ndodhur sot në bulevardin “Dyrrah” në Durrës. Gjatë rikonstruksionit të një godine, një skelë u shemb, duke çuar në rënien dhe plagosjen e një punëtori 38-vjeçar.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri ka pësuar dëmtime të rënda në këmbë dhe është transportuar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur shkaqet e shembjes dhe për të përcaktuar nëse janë respektuar rregullat e sigurisë në punë dhe më pas ka bërë shoqërimin e pronarit të objektit në komisariat.