Në Indi, një person humbi jetën dhe tetë u plagosën pas një aksidenti në aeroportin ndërkombëtar “Indira Gandhi” në Delhi. Një pjesë e çatisë së Terminalit 1 u shemb mbi makina, përfshirë taksitë, ndoshta për shkak të shiut të dendur.
Zjarrfikësit e metropolit indian kanë ndërhyrë në vendngjarje dhe kanë përfunduar operacionet e kërkimit. Përveç llamarinës së çatisë, janë shembur edhe trarët mbështetës, duke dëmtuar makinat e parkuara në zonën e ngarkim-shkarkimit të terminalit.