
Një masiv i madh dheu është shembur në zonën e Shëngjergj, duke bllokuar plotësisht rrugën kryesore që lidh fshatin me Tiranën.
Si pasojë, i gjithë fshati ka mbetur i izoluar, në kushte të vështira atmosferike dhe pa asnjë mundësi qarkullimi.
Banorët raportojnë se rruga është e bllokuar në të gjithë gjerësinë e saj dhe se, deri në këto momente, autoritetet nuk kanë shkuar në terren dhe nuk ka pasur ndërhyrje për hapjen e aksit. Izolimi, sipas tyre, po krijon vështirësi serioze për furnizimin dhe për lëvizjet emergjente.





