
Agron Shehaj ka deklaruar mbështetjen për kandidatin e propozuar nga PD, Florian Binaj, teksa nënvizoi se Partia Demokratike e preu në besë Partinë Mundësia duke e shpallur emrin e kandidatit para se të ulej në tryezën e diskutimit.
Në një deklaratë për emisionin Opinion në Tv Klan, Agron Shehaj theksoi se kandidatura e Florian Binajt do mbështetet në garën e 9 nëntorit sikur të kishte qenë propozim i Partisë Mundësia.
Shehaj theksoi gjithashtu se Mundësia nuk do bëhet kurrë opozitë e opozitës por qëllimi i kësaj partie është të çojë në Bashkinë e kryeqytetit një kryetar të pakorruptuar.
Agron Shehaj: Ne nuk kemi folur për asnjë emër, nuk kemi përmendur kurrë emra në publik por vetëm për parimin. Bëmë një propozim që u pranua nga PD, jemi krenarë për këtë gjë se falë propozimit tonë u ngjall një shpresë. U bindën që kjo ishte zgjidhja se pati entuziazëm dhe nga emrat që po përfliteshin.
U detyruam të nxirrnim një propozim se na thoshin që kjo është shumë ideale. Përmendëm propozimin tonë Ermalin. Jemi krenarë për emrin që propozuam.
Fatkeqësisht i gjithë ky proces u mbyll në mënyrën më të keqe të mundshme se ndërkohë që ishim në bisedime u premë në besë. Na preu në besë PD.
Pak rëndësi ka ata veprojnë si dinë të veprojnë qëllimi ynë është ti japim Tiranës kandidat të pakorruptuar, ne do mbështesim kandidatin jopolitik sic kemi premtuar do mbështesim Florian Binajn sikur ta kemi propozuar ne, pavarësisht se nuk e kemi propozuar ne.
Ne jemi koherentë me cfarë kemi thënë ditën e parë, për ne nuk ka rëndësi emrin, nuk kemi vendosur kusht emrin, është propozuar një kandidat si Binaj që i plotëson të gjitha kushtet. Për ne qëllimi kryesor është ti japim Tiranës një kryetar Bashkie të pakorruptuar.
Do e mbështesim sikur të kishte qenë emër i propozuar nga ne. Ne nuk do bëhemi kurrë opozitë e opozitës!