
Siç shkruajnë mediat e huaja, autori është arrestuar nga policia, falë ndërhyrjes së disa qytetarëve që arritën ta neutralizonin para se të përshkallëzonte masakrën. Sherifi i qarkut, Michael D. Shea, tha se “qytetarët i dhanë fund këtij sulmi brutal”.
Të plagosurit janë dërguar në Munson Medical Center dhe raportohen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, motivi i sulmit mbetet ende i paqartë.
Autoritetet thonë se nuk ka shenja se viktimat ishin të përzgjedhura, bëhet fjalë për një sulm të befasishëm e pa “objektiv” të qartë.
Dëshmitarët flasin për skena tronditëse. “Gjaku rridhte kudo dhe njerëzit ulërinin,” tha një prej klienteve.
Autori u pa duke vrapuar nëpër korridore dhe duke goditur njerëzit njëri pas tjetrit, derisa u ndalua me forcë nga qytetarët.
Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa policia ka kërkuar që banorët të shmangin zonën. /tvklan