
Udhëheqësi suprem i Iranit, reagoi për herë të parë në një deklaratë për mediat, pas dy javësh ku qendronte ne bunker, pas goditjes se forte qe SHBA i beri bazave sekrete berthamore. Ayatollah Khamenei thekson se Shtetet e Bashkuara nuk arritën të përfitojnë asgjë të rëndësishme përmes sulmeve ndaj objekteve bërthamore iraniane.
Ai komentoi deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump, duke thënë se ka dhënë një version “jashtëzakonisht të ekzagjeruar” të ngjarjeve që ndodhën.
“S’kishte rrugë tjetër veçse ta bënte,” – thotë Khamenei, duke shtuar se kushdo që e dëgjon mund ta kuptojë se SHBA po i zmadhojnë qëllimisht ngjarjet për të shtrembëruar të vërtetën. “Ne goditëm një nga bazat më të rëndësishme të SHBA-së në rajon, dhe ata u përpoqën ta minimizojnë këtë,” vijon ai.
Khamenei shton se populli iranian ka treguar unitet dhe ka dhënë një mesazh të qartë: “Populli ynë flet me një zë të vetëm.”
Sipas tij, Trump i bëri thirrje Iranit të dorëzohet, por Khamenei e cilëson këtë kërkesë si “tepër e madhe për gojën e presidentit të Shteteve të Bashkuara”.
“Për një vend dhe një komb të madh si Irani, vetë përmendja e dorëzimit është një fyerje,” shton ai.
Sipas Khameneit, veprimet ushtarake amerikane nuk kanë të bëjnë me çështjen bërthamore apo pasurimin e uraniumit, por me përpjekjen për ta nënshtruar Iranin.
“Një ditë flasin për të drejtat e njeriut, një tjetër për të drejtat e grave, pastaj për programin bërthamor, më pas për raketat… Por në thelb, gjithçka ka të bëjë me një gjë: ata duan që Irani të dorëzohet,” përfundon ai.
Sa i përket Izraelit, udhëheqësi suprem deklaroi se vendi “u gjunjëzua dhe u shtyp nën goditjet e Republikës Islamike”./Panorama