Teksa presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë e përfshirjes ushtarake në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit, vëmendja është përqendruar te një prej pikave më të ndjeshme: objekti bërthamor i Fordos.

David Albright, fizikant bërthamor dhe ish-inspektor i Kombeve të Bashkuara, deklaroi për BBC Radio 5 Live Breakfast se objekti në fjalë është i pozicionuar 80 metra nën tokë dhe është “jashtëzakonisht i vështirë për t’u shkatërruar.”

“Izraeli mund ta nxjerrë nga funksioni për një kohë të gjatë,” – tha Albright, duke shtuar se vetëm SHBA “mund ta shkatërrojë plotësisht” me bombën e saj të peshës 30,000 paund.

Fordo është ndërtuar që në fillim të viteve 2000 si pjesë e programit bërthamor sekret të Iranit dhe konsiderohet një nga objektet më të fortifikuara të Republikës Islamike.

Ndërkohë, Teherani po përballet me ditën e gjashtë të bombardimeve izraelite, ndërsa ka vijuar edhe vetë me lëshimin e raketave hakmarrëse, përfshirë një raketë hipersonike Fattah-1 drejt Tel Avivit.

Sipas korrespondentit të sigurisë Frank Gardner, nëse SHBA përfshihet në sulmet ndaj Fordos, kjo do të ndryshojë rrënjësisht përmasat e konfliktit.

Trump ka mbledhur këshillin e tij të sigurisë kombëtare për një takim 90-minutësh, ndërkohë që 30 avionë cisternë amerikanë janë dërguar në Europë për përgatitje logjistike.

Zyrtarët amerikanë ndahen në mendime për këtë hap, por një gjë është e qartë: nëse Fordo bëhet shënjestër e drejtpërdrejtë e SHBA, përshkallëzimi do të jetë i pashmangshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu