Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se do të japin para dhe bileta avioni për emigrantët e parregullt që planifikojnë të largohen vullnetarisht nga vendi.

Duke folur për programin amerikan “Fox News Noticias” lidhur me politikën e imigracionit Trump tha se aktualisht vazhdojnë t’i dëbojnë emigrantët “e këqinj” nga vendi.

Ai njoftoi se po punojnë në një program për emigrantët e parregullt që duan të largohen nga vendi.

Trump theksoi se duan të japin para dhe bileta avioni për emigrantët e parregullt që do të largohen vullnetarisht nga SHBA-ja. “Nëse ata janë të mirë dhe duam që ata të kthehen, ne do të punojmë së bashku për t’i kthyer ata sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai.

Gjatë fushatës së tij zgjedhore, Trump ka thënë se donin të dëbonin “miliona emigrantë” ndërsa zëvendës presidenti i tij, JD Vance tha se mund të fillonin me një milion emigrantë.

Si pjesë e luftës së tij kundër imigracionit të parregullt, Trump ka thirrur “Aktin e Armiqve të Huaj”, një fuqi që më parë përdorej vetëm në kohë lufte, për të përshpejtuar deportimin e emigrantëve të lidhur me “organizatat e huaja terroriste”.

Ligji i vitit 1798 i Trumpit për armiqtë e huaj i jep presidentit kompetenca të jashtëzakonshme për të synuar dhe dëbuar emigrantë pa dokumente./ABC News.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu