Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka risjellë në vëmendje  se linja e sinjalizimit e Agjencisë Amerikane Kundër Narkotikëve (DEA) për Shqipërinë është tashmë aktive. Qytetarët që kanë informacion në lidhje me trafikun e drogës apo pastrimin e të ardhurave të paligjshme nga droga, inkurajohen ta ndajnë atë në mënyrë konfidenciale me përfaqësuesit e DEA-s.

Informacioni mund të dërgohet nëpërmjet WhatsApp në numrin +1 571 502-7846 ose përmes email-it në adresën: albania_DEA_tipline@state.gov. Të gjitha të dhënat do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.

Ambasada falënderon të gjithë ata qytetarë që kanë kontribuar me të dhëna të besueshme, të cilat kanë ndihmuar në operacionet e DEA-s. SHBA shprehet e përkushtuar për të bashkëpunuar ngushtësisht me Shqipërinë në luftën kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe ndalimin e përhapjes së drogave të paligjshme në Shtetet e Bashkuara.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu