Një tjetër sfidë e rrezikshme në TikTok ka ngritur alarmin në SHBA, ku disa shkolla në shtetin e Connecticut janë detyruar të evakuohen për shkak të zjarreve të shkaktuara nga laptopët Chromebook.

Sipas drejtorit të shkollave publike të Rocky Hill, Mark Zito, nxënësit po nxisen nga kjo sfidë për të futur objekte metalike si kapëse letrash, gjilpëra, grafit lapsash, letra alumini apo copa çamçakëzi me mbështjellës metalik në portat USB të Chromebook-ëve, duke shkaktuar shkurtim elektrik dhe rrezik shpërthimi të baterisë.

“Ky veprim mund të shkaktojë ndezje të menjëhershme ose shpim të baterisë me litium, që përbën rrezik të madh për zjarr,” – tha Zito.

Newington High School, një laptop shpërtheu në zjarr pasi një nxënës po përpiqej të krijonte një video “si ta bësh” për TikTok. Një ngjarje e ngjashme ndodhi edhe në Cromwell High School, duke detyruar evakuimin e nxënësve.

Ndërkohë, shkolla në Derby është goditur gjithashtu nga ky trend, duke shtuar listën e institucioneve të prekura nga kjo sfidë e çmendur që po qarkullon në rrjete.

Zyrtarët e policisë dhe zjarrfikësve paralajmërojnë se pjesëmarrja në këtë sfidë mund të çojë në akuza penale për vandalizëm ose zjarrvënie, përveç pezullimit ose përjashtimit nga shkolla.

“Pasi mora emailin, mendova me tmerr: Po sikur vajza ime të bëjë të njëjtën gjë dhe Chromebook-u të shpërthejë?” – tha një prind në Rocky Hill.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu