Ndërsa vera ka ardhur, shqiptarët kanë nisur të planifikojnë pushimet për sezonin turistik 2025.

Operatorët turistikë thonë se kërkesat kanë nisur që në muajt e parë të vitit, dhe shumë qytetarë kanë siguruar paketat e tyre që në janar dhe shkurt.

Sipas operatorit turistik Densia Dema, pushuesit shqiptarë i janë rikthyer Turqisë për komoditetin dhe cilësinë që ofrohet në raport me çmimin megjithatë, edhe Shqipëria nuk mbetet pas.

Shqiptarët kanë nisur të rezervojnë pushimet që në muajt e parë të vitit, ndërsa Turqia vazhdon të kryesojë listën e destinacioneve më të kërkuara.

Sipas operatorit turistik Denis Dema, paketat 7-ditore drejt Turqisë kushtojnë nga 1300 deri në 1400 euro, me shërbim të plotë “all inclusive”.

Dema thotë se interesi ka qenë shumë i madh. Rezervimet kanë nisur që në janar.

Turqia mbetet zgjedhja e parë për shumë pushues shqiptarë.”

‘’Prenotimet për sezonin turistik të vitit 2025 kanë nisur që në janar-shkurt.

Destinacioni kryesor edhe këtë vit është Turqia e cila kërkohet mjaft nga shqiptarët me vende si Antalya dhe Bodrumi’’.

Por edhe destinacionet brenda vendit po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendje.

Durrësi mbetet një nga plazhet më të kërkuara, ndërsa rritje kërkesash po shënojnë plazhi i Gjeneralit , Spilleja dhe Vlora.

‘’Vendet bregdetare në Shqipëri aktualisht dihen.

Durrësi i cili mban rekord për pushuesit.

Një plazh tjetër i preferuar është edhe Vlora’’.

Eksperti këshillon qytetarët të rezervojnë sa më herët për të përfituar çmime të favorshme./oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu