Sot, në ditën e dytë të Konklavës, në orën 11:51 nga oxhaku i Kapelës Sistine u ngrit tym i zi, duke sinjalizuar se as në këtë raund votimi nuk është zgjedhur pasardhësi i Papës Françesku.

133 kardinalët elektorë, të mbyllur në Kapelën Sistine prej më shumë se tre orësh, nuk arritën të bien dakord për një emër që të sigurojë numrin e nevojshëm të votave. E njëjta situatë ndodhi edhe dje, në ditën e parë të Konklavit. Sot, në orët e pasdites, do të zhvillohen edhe dy votime të tjera që mund të rezultojnë vendimtare.

Në Sheshin e Shën Pjetrit dhe përgjatë Via della Conciliazione, mbi 45 mijë besimtarë kanë qëndruar të mbledhur, me shikimin drejt oxhakut, në pritje të një sinjali.

“Shpresoj që këtë mbrëmje të kemi një tym të bardhë”, u shpreh Kardinali Giovanni Battista Re, duke shprehur optimizmin për zgjedhjen e Papës së ri brenda ditës.

Në total, Konklava mund të zhvillojë deri në katër votime në ditë: dy në mëngjes dhe dy në pasdite.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu