Sërish tym e goma të djegura në protestën e opozitës të organizuara paraditen e sotme para bashkisë së Tiranës.
Kjo është protesta e 15-të e opozitës që kërkon dorëheqjen e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.
Pasi vendosën 4 goma njëra mbi tjetrën e hodhën një shishe me benzinë i vunë flakën duke rrezikuar edhe jeten e njerit prej protestuesve.
Por kanë munguar përplasjet e forta mes protestuesve dhe forcave të rendit.
Policia ka ndërhyrë për të fikur flakët që iu vendosën gomave, ndërsa kanë vijuar akuzat në drejtim të Kryebashkiakut Veliaj dhe SPAK.