Pas ngjarjes së rëndë pak metra larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë ku u vra me thikë nxënësi 14-vjeçar Martin Cani nga një bashkëmoshatar i tij, qytetarët zhvillojnë sot protestën e tretë radhazi.
Nën thirrjet “Drejtësi për Martinin” dhe “Çohu nga kafja”, protestuesit po marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit.
Prindërit kërkojnë që të garantohet siguria e fëmijëve të tyre në institucionet arsimore. Qytetarët kërkojnë nga qeveria rritjen e buxhetit për arsimin.
Ndër kërkesat e protestuesve është edhe ajo që në çdo shkollë të ketë psikolog. Po ashtu, kërkohet edhe dorëheqja e ministres Manastirliu.
Ata kanë paralajmëruar se nëse nuk plotësohen kërkesat që kanë paraqitur, do të ketë një përshkallëzim të protestës duke bojkotuar mësimin në të gjithë vendin./tvklan.