Deklarata e pazakontë e bashkëthemeluesit të Google ngjall debat në botën teknologjike

 

Bashkëthemeluesi i Google, Sergey Brin, ka habitur publikun me një deklaratë të papritur gjatë një interviste në një event të teknologjisë në Miami. Gjatë një diskutimi në podkastin “All-In”, Brin tha se “modelet gjenerative të inteligjencës artificiale performojnë më mirë nëse i kërcënon… me dhunë fizike”.

 

“Është një gjë interesante. Kemi zbuluar se AI jep rezultate më të mira kur i flitet me ton kërcënues. Kjo nuk qarkullohet shumë në komunitetin e AI-së sepse njerëzit ndihen çuditshëm për këtë, ndaj nuk flasim shpesh për të,” u shpreh Brin.

 

Deklarata ka ngjallur reagime të shumta – nga habi, ironi, e deri te shqetësimi për etikën dhe mënyrën se si ndërveprojmë me teknologjinë që vetë e kemi ndërtuar.

 

Ekspertët e etikës në AI e kanë cilësuar këtë deklaratë si “provokuese dhe potencialisht keqkuptuese”, duke theksuar se mënyra se si trajtojmë inteligjencën artificiale pasqyron edhe mënyrën si e ndërtojmë dhe e kuptojmë atë. Ndërkohë, përdorues të shumtë në rrjetet sociale kanë ironizuar situatën, duke postuar skena ku “kërcënojnë” ChatGPT apo asistentë të tjerë virtualë për të marrë përgjigje më të mira.

 

A është kjo një shaka mes gjeniave të teknologjisë apo një tregues i mënyrës se si po ndryshon ndërveprimi ynë me makinat? Debati sapo ka nisur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu