
Dy ngarkesa me misër, me origjinë nga Serbia, janë kapur nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në doganë pasi kanë rezultuar me Aflatoksinës B1.
Një prej ngarkesave është kthyer mbrapsht në vendin e origjinës, ndërsa tjetër është bllokuar në ambientet e subjektit për t’u agjesuar.
Dy ngarkesat me misër u futën në vendin tonë përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit.
Kujtojmë se në të njëjtën pikë kufitare në muajin nëntor u bllokuan 25 tonë misër po nga Serbia, për të njëjtën prani në të, Aflatoksinën B1, e cila prodhohet nga myku.
“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në vijim të transparencës dhe informimit të publikut dhe në zbatim të legjilacionit në fuqi bën me dije se bazuar Planit Vjetor të Kontrolleve Zyrtare, në Pikën Inspektimit Kufitar Hani Hotit ka kryer mostrimin në dy ngarkesa me misër, ushqim për kafshë, origjina Serbi, të cilat pas kryerjes së analizimit laboratorik, janë konfirmuar me prani të Aflatoksinës B1.
Informojmë se njëra nga ngarkesat, është kthyer në vendin e origjinës, ndërsa ngarkesa tjetër është bllokuar në ambientet e subjektit me destinacion asgjësimin.
AKU garanton opinionin publik se çdo produkt ushqimor i importuar, i nënshtrohet kontrolleve rigoroze për të garantuar produkte të sigurta ushqimore në mbrojtje të shëndetit të konsumatorëve”, thuhet në njoftimin e AKU-së për mediat.
/tvklan.al







