Kompleksi memorial Beteja e Koshares

Policia serbe e ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e “krimeve të luftës” në vitin 1999 në Kosovë, tha të mërkurën ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq.

Në një njoftim për media, Ministria serbe nuk tregoi se shtetas i cilit vend është i arrestuari, por e identifikoi atë me inicialet F.K., 56 vjeç.

yacht hotel sarande

Ai dyshohet se ka kryer krime lufte kundër pjesëtarëve të ushtrisë Jugosllave në Koshare në maj të vitit 1999, sipas Daçiqit.

“Policët e Shërbimit për Zbulimin e Krimeve të Luftës, kanë arrestuar, dhe pas kallëzimit penal për veprën penale për krime lufte ndaj të burgosurve, kanë ndaluar për intervistim dhe procedim të mëtutjeshme të Prokurorisë për krime luftë të dyshuarin F. K. (1968)”, thuhet në njoftim.

Nuk është e qartë se kur u arrestua ai.

Beteja e Koshares u zhvillua në komunën e Gjakovë, gjatë luftës së fundit në Kosovë në vitin 1999, ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ushtrisë së Serbisë. Beteja zgjati disa javë në pranverën e atij viti, duke lënë dhjetëra luftëtarë të vrarë në të dyja anët. Ndërkohë, autoritetet serbe i kanë arrestuar katër shtetas kosovarë së voni, duke i akuzuar për krime lufte.

Për këtë arrestim ka shkruar edhe sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli.

Ai ka thënë se të vetmit që kanë kryer krime në Kosovë, ku forcat militare e paramilitare pësuan fiasko, janë forcat serbe.

“Sipas njoftimit të tillë të ndarë me mua nga njerëz vullnetmirë, Ivica Daçiq, i ka njoftuar mediat sot për ndalimin e një qytetari me iniciale F.K i lindur më 1968, dhe kjo sipas njoftimit gjoja duke e ngarkuar për ngjarje gjatë periudhës maj të vitit 1999, në luftën e lavdishme të UÇK-së në Koshare. Të vetmit që kanë bërë krime në Kosovë, Koshare, ku forcat militare dhe paramilitare pësuan fiasko, janë forcat serbe, dhe nëse dikush duhet ndjekur për krime lufte në Kosovë dhe Koshare, ai do të duhej të jetë pjesëtarë i atyre forcave”, ka shkruar ai.

Haxholli thotë se Daçiq edhe pas 30 vjetësh mund të mbijetojë në politikën serbe edhe me këto mësymje, “por Kosova ka fituar përjetësisht në luftë dhe në paqe kundër Serbisë”./Koha

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu