Serbi-Shqipëri, nis pjesa e parë.Tofizët serbë fërshëllyen himinin shqiptar.

16’- Nuk vënë mend serbët! Në stadium dëgjohen thirrjet: “Kosova është Serbi.” Për këtë pritet dënim nga UEFA.

14’- Tjetër ndërhyrje vendimtare nga Elseid Hysaj, i cili mbyll një aksion të Mitrovic dhe fiton rivënie fundore.

12’- Tentativa e parë nga Shqipëria. Krosim i Hysajt nga e djathta, provon Manaj me kokë, por topi shkon jashtë.

8’– Minuta më të mira për vendasit. Serbët shfaqen më kërkues në këto minuta të para, ku provojnë nga krahu i majtë, por pa rrezik.

6’- Goditja e parë nga këndi për Serbinë. Hysaj nuk është dakord, pasi pretenton se i fundit e preku Kostic. Krosimi largohet me kokë nga Shehu.

2’- Shqipëria e nis ndeshjen më kërkuese. Hysaj pason për Brojën, i cili hedh topin në zonë, por largohet mbrojtja kundërshtare.

0′- Starton sfida Serbi-Shqipëri, luhet vetëm për fitore.

2’- Shqipëria e nis ndeshjen më kërkuese. Hysaj pason për Brojën, i cili hedh topin në zonë, por largohet mbrojtja kundërshtare.

0′- Starton sfida Serbi-Shqipëri, luhet vetëm për fitore.

Kuqezinjtë synojnë me çdo kusht fitoren, e cila do i afronte me objektivin “Play off”, që është rruga drejt kualifikimit historik.
Ndeshja luhet në stadiumin “Dubocica” në Leskovac, ku u zhvendos për shkaqe sigurie, pasi fillimisht ishte planifikuar në Beograd

FORMACIONET ZYRTARE:
Serbia: Petrovic, Milosavljevic, Veljkovic, Pavlovic, Stankovic, Maksimovic, Zivkovic, Samardzic, Kostic, Vlahovic, Mitrovic.

Shqipëria: Strakosha; Hysaj, Gjimshiti, Ajeti, Mitaj; Shehu, Laçi, Asllani, Uzuni, Broja, Manaj.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu