Bëhet fjalë për 2 godina resorte, me vlerë të paktën 3 mln euro, të dyja në zonën e Vergos dhe Delvinës, në qarkun e Vlorës, për të cilat ai ishte shprehur se i kishte bërë me punën si murator dhe kamionist në vendin fqinj. Më 23 Shkurt 2023 Prokuroria kishte njoftuar sekuestron e dy pasurive.

Burba ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma, i dënuar me formë të prerë nga Gjykata e Apelit të Torinos për trafik droge. Ai u arrestua për qëllime ekstradimi më 21 prill 2014, teksa u ndërmor edhe hetimi pasuror nga Prokuroria e Tiranës.

yacht hotel sarande

 

“Ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë, më datë 03.12.2003 në Romë, ka transportuar dhe mbajtur me qëllim tregtimi, një sasi prej disa kilogramësh heroine, e cila sigurohej nga Shqipëria dhe transportohej në Itali”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Më tej sqarohet se pasuritë që Burba zotëronte ‘nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike dhe dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale’. Gjithashtu nuk figuron të ketë qenë i regjistruar në ndonjë Zyrë Rajonale Punësimi në Itali, edhe pse deklaroi se punonte si kamionist apo murator dhe niveli i lartë i jetesës nuk justifikohet nga pikëpamja ekonomike, nga ai apo pjesëtarët e familjes.

“Pasuritë dyshohet se janë krijuar me të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm i tregtimit të lëndëve narkotike gjatë periudhës 2003-2006, pasi rezulton se e ka kryer këtë aktivitet në mënyrë të përsëritur gjatë këtyre viteve”, bën me dije organi i akuzës ndër të tjera.

Prokuroria fillimisht kaloi në sekuestro preventive pasuritë, dy godinat resort me vlerë 3 mln euro dhe tani ato janë konfiskuar përfundimisht si më poshtë.

-Pasuria e ndodhur në qarkun Vlorë, njësia Delvinë, adresa Vanë, ndërtim pa leje aplikuar për legalizim
-Pasuria e ndodhur në qarkun Vlorë, njësia Vergo adresa Vane, ndërtim pa leje, aplikuar për legalizim

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu