Tiranë, 17 tetor 2025 – Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale finalizoi operacionin policor të koduar “Dentistry”, në një klinikë dentare në zonën “Don Bosko”, ku u zbulua evazion fiskal dhe përdorimi i produkteve të skaduara.

Gjatë ndërhyrjes, u arrestua administratori i klinikës, shtetasi turk A. Y., 59 vjeç, ndërsa në gjendje të lirë u vunë nën hetim koordinatorja e subjektit, B. K., 35 vjeçe, dhe dy laborantë, L. S., 21 vjeç dhe A. A., 42 vjeç.

Nga kontrolli u sekuestruan 300 shishe me produkte, shumica të skaduara, pa fatura zhdoganimi dhe mandate të pafiskalizuara, me vlerë rreth 100 000 euro. Hetimet vijojnë për të përcaktuar dëmin ekonomik dhe shmangien e detyrimeve tatimore.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu