Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar llogari me vlerë rreth 21 milionë lekë të reja të ish-ministrit Ilir Beqaj dhe 5 bashkëpunëtorëve të tij, të cilët janë në hetim për abuzimet me fondet e BE në SASPAC. Konkretisht, janë bllokuar llogaritë bankare të Beqajt, Ermal Kurtulajt, Bjona Zijajt, Bledar Lekës, Gazmend Haxhisë, Elton Marinit.

Po ashtu, SPAK ka venë në sekuestro edhe 19.4% të aksioneve të restorant Gzonës në Kalanë e Tiranës, përmes së cilit dyshohet se Beqaj dhe bashkëpunëtorët kanë kryer fatura fiktive për të zhvatur fondet e BE në SASPAC. Po ashtu, SPAK ka sekuestruar edhe 3 automjete në pronësi të Ermal Kurtulajt dhe Elton Marini.

yacht hotel sarande

Madje, sh-ministri Beqaj lëvizte me një prej makinave të Kurtulajt, me të cilën është paraqitur në SPAK. Prokuroria e Posaçme thotë Beqaj përdorte në mënyre të vazhdueshme automjetin e Kurtulajt, si brenda ashtu dhe jashtë vendit, duke u ngritur dyshime se mjeti mund te jetë pasuri e fshehur e ish-ministrit. Për ta vërtetuar këtë pretendim, SPAK thotë se makina përdorej në vazhdimësi nga shoferi i Beqajt ndërkohë që edhe për 3 gjoba figuron që i pranishëm ka qenë shoferi Arben Dani.

Dosja SASPAC

Prokuroria e Posaçme dyshon se Beqaj si drejtues i SASPAC, ka abuzuar me të paktën 8 procedura prokurimi nga agjencia për menaxhimin e fondeve të BE, duke fryrë shifrat në qindra mijëra euro drejt kompanive të ndryshme për shërbime të pakryera me përfitues vetë ish-ministrin. Ndaj Beqajt SPAK ka ngritur akuzat për ‘Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore’, ‘Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” “Mashtrim” si dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

SPAK thotë se ka gjetur prova se Ilir Beqaj si drejtues i SASPAC, në bashkëpunim me Kurtulajn, të cilin vetë e kishte emëruar si koordinator i projektit EUSAIR, urdhëronte procedura fiktive prokurorimi, me vlerë qindra mijëra euro, kompanive të ndryshme për shërbime të pakryera dhe përfitues fundor të ishte pikërisht vetë ish ministri përmes Restorant Gzona në Tiranë, që SPAK thotë se është në pronësi të tij.

Një rast të veçantë, SPAK thotë se SASPAC i dha 125 mijë € kompanisë së biznesmenit Haxhia për organizimin e një konference turizmi e për të njëjtin event, edhe Ministria e Turizmit pagoi 38.5 mln lekë. Pra nga mbi 500 mijë € tenderë, sipas SPAK u shpenzuan 4.2 mln lekë për një darkë te “Gzona”.

Restorant Gzona

Gzona është një restorant i vendosur në Kalanë e Tiranës. Prokuroria e Posaçme nënvizon se Ilir Beqaj ka investuar vetëm në vitin 2019 në Restorant Gzona mbi 100 mijë euro (21.411 euro dhe 4.666.110  lekë për blerje të pajisjeve dhe 34.783 Euro pagesë qiraje e të tjera). Të gjitha këto shpenzime nuk i ka deklaruar. SPAK thotë se të gjitha interesat në restorant, Beqaj i ka ushtruar për Kurtulajn, i cili ka administruar, duke qenë i punësuar në këtë restorant që nga krijimi i tij, por pa qenë i deklaruar si i punësuar pranë organeve tatimore.

Çfarë u sekuestrua?
-14 323 125 Lekë
-15 542 Euro
-42 318 USD
-19.4% e kuotave të “Albanian Food and Hospitality Services” sh.p.k (Restorant Gzona)
-3 automjete në pronësi të Ermal Kurtulaj dhe Elton Marini

 

Masat në fuqi për të akuzuarit e dosjes SASPAC
Arrest në burg
1- Ilir Beqaj – Drejtori i SASPAC
2- Ermal Kurtulaj –   koordinator i projektit EUSAIR
Arrest në shtëpi:
3- Gazmend Haxhia – Pronari i ‘Landways International’
4- Elton Marini – Menaxher futbollistesh  -ortak i shoqërisë private
5- Alfred Nikollaj – drejtori Administrativ i ‘Landways International’
6- Gazmend Haxhia- pronar i ‘Landways International’
Detyrim paraqitje:
6- Bledar Leka
7- Bjona Zijaj – konsulente financiare

/Shqiptarja.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu